Fillimi

Kompania jonë NES – KOMERC sh.p.k me qendër në Tetovë R. e Maqedonisë është e themeluar më 1992 dhe merret me transport Internacional të mallrave. Në vitet e kaluara kemi patur zhvillim dhe jemi përpjekur për rritjen e kualitetit të shërbimit dhe profesionalizmit, kemi bashkpunuar me kompani tjera me ndikim tej mase në vendin tonë dhe jashtë vendit. Morëm dituri, krijuam përvojë për ta përmbajtuar nivelin dhe për të arritur cakun që e vendosëm I cili është klientët dhe bashkpuntorët e kënaqur !


Veprimtaria jonë kryesore është transporti, poashtu ofrojmë shërbime si ndërmjetësim doganor, depo doganore, dergëse e mallrave nëpër depo duke pasur parasysh të gjithë nevojat e klientëve tanë. Ne veprojmë më së shumti në këto relacione : Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Sërbi – Itali, Zvicër, Gjermani. Ekskluzivisht relacioni ynë është për në Itali, prej Italisë gjithashtu për në Zvicër, Gjermani dhe anasjelltas !
Bëjme transport të plotë, parcial dhe special të mallrave me automjete më bashkëkohore që në kontinuitet rritet parku I automjeteve bashkëkohore.


Përgjatë viteve të tëra me krenari vazhdojm veprimet përpara që si rezulat i vazhdueshëm veçohet përparimi dhe rritja e automjeteve bashkëkohore, si dhe stafi administrues që gjithmon është në gjendje dhe me kapacitet të mjaftueshëm për përgjigje të çdo sfide të re . Kualiteti dhe profesionalizmi janë për ne qëllimi kryesor prej fillimit e deri në ditët e soçme.
Kënaqësia jonë e arrin kulminacionin at’herë kurrë klientët tanë janë të satisfikuar . Fjala e mirë dëgjohet prej së largu !


Sot, kompania jonë në vendin tonë dhe më gjërë njihet si njëra ndër kompanitë më të suksesshme dhe më të profesionalizuara në transportin ndërkombtarë. Me kënaqësi offrojm shërbimet tona, të gatshëm të përballemi me çdo sfidë të ardhshme.

Kush është online

Kemi 8 miq dhe s'ka antarë në linjë